Fushata e korrje-shirjeve të grurit po vazhdon në gjithë Kosovën. Zyrtarët shtetërorë kanë vlerësuar se rendimentet e këtij viti do të jenë më të larta se kërkesat për konsum. Sipas ministrit në detyrë të Bujqësisë, vetëmjaftueshmëria pritet të arrijë në 125 për qind.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se këtë vit priten rendimente mesatare prej 4 deri në 5 tonë grurë për hektar, ndërsa procesi i korrje-shirjeve pritet të përfundojë deri në fund të korrikut, ose në javën e parë të gushtit në disa zona, në rast të reshjeve.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues.
Në arën prej 140 hektarësh të fermerit Malësor Sejdiu në Podujevë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural shënoi fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, ku u tha se sivjet pritet një nga sezonet më të suksesshme të prodhimit të grurit në Kosovë.
Fushata e korrje-shirjeve të grurit po vazhdon në gjithë Kosovën. Zyrtarët shtetërorë kanë vlerësuar se rendimentet e këtij viti do të jenë më të larta se kërkesat për konsum. Sipas ministrit në detyrë të Bujqësisë, vetëmjaftueshmëria pritet të arrijë në 125 për qind.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se këtë vit priten rendimente mesatare prej 4 deri në 5 tonë grurë për hektar, ndërsa procesi i korrje-shirjeve pritet të përfundojë deri në fund të korrikut, ose në javën e parë të gushtit në disa zona, në rast të reshjeve.
K. K. / RTKlive Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale, bujqësia po merr një drejtim i cili është gjithnjë e më modern dhe më konkurrues.