Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të pavlefshëm një aktgjykim të Gjykatës Supreme që kishte refuzuar kërkesën e disa higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë COVID-19 për kompensimin e shtesave mbi pagën bazë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Gjykata Supreme ka shkelur të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm në rastin që kishte të bënte me kompensimin e shtesave për higjienistet e angazhuara gjatë pandemisë COVID-19 në Spitalin "Isa Grezda" në Gjakovë.