“Rama, jepe dorëheqjen!”, “Lironi çunat, lironi trimat”, thërrasin protestuesit në këtë ditë të 34-tër të protestës. Para mbërritjes para Kryeministrisë, në mënyrë simbolike qytetarët kaluan para Ministrisë së Brendshme, pas arrestimit të 19 protestuesve ditën e djeshme.
Në ditën e 34-t të protestës kombëtare ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, protestuesja bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në tubimin e nesërm, të cilin e cilësoi si një moment vendimtar të kësaj proteste qytetare.
Protesta e sotme para kryeministrisë nisi me leximin e një komunikate për shtyp të grupit koordinues të protetës për të sqaruar atë që ndodhi paraditen e sotme para parlamentit ku policia ushtroi dhunë shtazore ndaj protestuesve paqësorë.
Aktivisti Andi Tepelena ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme para Parlamentit, duke paralajmëruar një aksion simbolik me vezë dhe miell ndaj deputetëve. “Dua të përsëris thirrjen për nesër.