Aktivisti i protestës qytetare, Ilir Xhemalaj, ka bërë të qartë se protesta që vijon prej 128 ditësh në bulevard synon të mbledhë qytetarë dhe opozitarë të pakënaqur, pa u vendosur nën drejtimin e një partie politike apo të një lideri.
Pasi kanë renditur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me flamingo në duar dhe flamuj kombëtar, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Është mbajtur në Tiranë dita e 128-të e protestës kundër klasave politike. Këtë të hënë, protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, ku u mbajt seanca plenare. Më pas, ata vijuan marshimin, ku u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe mbajtën fjalimet e tyre, ku u shprehën së nuk do ...
Në ditën e 127-të të protestës në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, një prej protestuesve ka akuzuar kryeministrin, se nevojat e qytetarëve janë përdorur për interesa politike dhe se qytetarët kanë mbetur jashtë vendimmarrjes.
Protesta e 127-të kundër qeverisë është mbyllur të dielën në mbrëmje në Tiranë, pas një marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit dhe ndalesës në zonën e “Qytetit Studenti”. Qytetarët ishin mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
atsh Protesta qytetare kundër investimit të planifikuar në Zvërnec vijoi pasditen e sotme në kryeqytet, duke shënuar ditën e 127-të radhazi.