Futbollisti i krahut, që vlerësohej shumë në Spanjë e që ishte pjesë e Real Betisit, Pablo Garcia, e ka pasur natën më të dhimbshme në afatin kalimtar të verës. Ai u largua me lot në sy pa dëshirë nga Real Betisi, në momentet e fundit të afatit kalimtar veror.
Një moment emocionues ka shoqëruar ditën e fundit të merkatos te Real Betis. Talenti i akademisë Pablo Garcia është larguar nga klubi pas 15 vitesh, duke mos i fshehur emocionet dhe duke shpërthyer në lot teksa largohej nga qendra stërvitore.
Nuk ishte lamtumira që do të donte. Pablo Garcia u largua në lot nga Betis, ndërsa ishte një lëvizje e detyruar dhe pse e pazakontë. Sulmuesi 20-vjeçar u shit te Rejsing Santander për 5,5 milionë euro. Betis po ashtu ruajti 50% të kartonit në rast rishitje.
Pablo García ka përjetuar një moment tejet emocional teksa është larguar nga qendra stërvitore e Real Betisit. Futbollisti dhe nëna e tij janë parë me lot në sy, në një largim që duket se ka qenë veçanërisht i dhimbshëm për familjen, për shkak të vështirësive financiare të ...