Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy menaxherët e dyshuar financiarë të SH.A. “Lotaria Shtetërore” për “përvetësim në detyrë”.
Masa e paraburgimit dhe arresti shtëpiak iu caktuan drejtoreshës dhe shefes së financave në SHA “Lotaria Shtetërore”, të dyshuara se kanë kryer përvetësim në detyrë në vlerë prej rreth 80 milionë denarësh, përkatësisht rreth 1.3 milionë euro, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale ...