Në vijim të analizës së tij për situatën politike dhe qeverisjen në vend, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka lëshuar akuza të forta mbi mënyrën se si funksionojnë klanet brenda mazhorancës dhe përpjekjet për t’i bërë ballë kësaj situate.
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka komentuar zhvillimet politike dhe reagimet e munguara të drejtuesve të lartë të mazhorancës socialiste në këtë situatë.