Goma, kone plastike, hekura dhe çfarëdo lloj gjërash për të zaptuar një parkim në një zonë publike. Rikthimi i këtyre hapësirave në shërbim të publikut i ka shërbyer aksioni i Policisë Bashkiake të Durrësit në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit.
Goma, kone plastike, hekura dhe çfarëdo lloj gjërash për të zaptuar një parkim në një zonë publike. Pikërisht rikthimi i këtyre hapësirave në shërbim të publikut i ka shërbyer aksioni i Policisë Bashkiake të Durrësit në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit.
Policia Bashkiake e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e parkimeve të zëna forcërisht, në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit. Për zënien e këtyre hapësirave publike, individë të caktuar përdorin kone plastike, goma, hekura dhe mjete të tjera.
Hapësirat mes pallateve në Durrës janë kthyer prej kohësh në vendparkime të personalizuara. Me konë plastikë, zinxhirë, goma, kangjella, karrige e sende të tjera, qytetarë të ndryshëm bllokojnë hapësirat publike për të rezervuar një vend për automjetin e tyre.