TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Karabina: Protesta e rinisë rrëzoi propagandën e kryeministrit, ndërkombëtarët po shohin realitetin

ORA - пред: 6 часа

Pedagogia, Mirela Karabina, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News se përballë një proteste historike të rinisë që po merr përmasa ndërkombëtare, kryeministri po i përgjigjet kërkesave të qytetarëve vetëm me fjalime patetike autokrati dhe sulme të njëpasnjëshme.

Përplasjet në protestë / Lita: Revolte ndaj keqqeverisjes! Qeveria ka futur kokën në rërë si struci

ORA - 23.07.2026

Analisti Lavdrim Lita, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News, i cilësoi përplasjet mes protestuesve dhe policisë si një revoltë të natyrshme qytetare ndaj një qeverie që ka mbyllur veshët përballë kërkesave të tyre prej 53 ditësh.

Lubonja për median italiane: Kërkojmë largimin e Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje vërtet të lira

Syri - 23.07.2026

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur për median italiane në lidhje me protestën e njohur me emrin Revolucioni i Flamingove. Lubonja ka shpjeguar për portalin ‘La Via Libera ’ se kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë ...

Bakalli: U zgjua zjarri që nuk e dinim se e kishim, protesta ndryshoi perceptimin për shqiptarët

ORA - 22.07.2026

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Nador Bakalli tha se reagimi qytetar ka sjellë një bashkim të pazakontë mes rrymave të ndryshme politike, duke e cilësuar protestën si një moment që ka ridimensionuar shoqërinë shqiptare.

Maho: Kjo protestë është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në 13 vitet e fundit

ORA - 22.07.2026

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, gazetari Armand Maho e cilësoi protestën si një moment kyç të angazhimit qytetar, duke theksuar se ajo tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe, sipas tij, nxori në pah problematika të rëndësishme të qeverisjes.

Bala: Brezi i ri ka shkëputur komunikimin me politikën, protesta nuk u kuptua nga publiku

ORA - 22.07.2026

Teksa analizoi protestën në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, gazetari Alban Bala theksoi se reagimi i pushtetit tregoi frikë ndaj revoltës popullore, ndërsa brezi i ri ka shkëputur çdo urë komunikimi me politikën dhe median tradicionale. "Protesta nuk është kuptuar.