Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor në Peshtan të Madh, në bashkinë Fier, duke ngritur shqetësime për përhapjen e flakëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike për shkak të erës së fortë dhe dendësisë së pyllit, ku pishat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë ...
Një zjarr është raportuar në fshatin Nartë, në Njësinë Administrative Skënderbegas, duke vënë në alarm banorët dhe shërbimet e emergjencës. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimi i MZSH Gramsh ka ndërhyrë menjëherë në terren për të vënë nën kontroll situatën.
Zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe të masivit pyjor dhe që rrezikoi djegien e disa banesave në fshatin Lugaxhi të Labinot Malit në Elbasan është vënë nën kontroll pas disa orësh përballje intensive me flakët.
Në zonën e Vaut të Dejës zjarri i nisur dje po djeg pyllin me pisha. Një banore e zonës tha se flakët kanë nisur rreth orës 21:30. Kemi banesat afër malit. Çdo gjë u bë mjegull. Një tmerr ka qenë. Pastaj kanë ardhur zjarrfikësit. Unë u tmerrova se isha vetëm në shtëpi” thotë ajo.
Një vatër zjarri aktive prej dy ditësh brenda Parkut Kombëtar të Lurës ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyje me pisha e bredha. Për shuarjen e tij janë aktivizuar forca të shumta zjarrfikëse, 50 efektivë të FA, 2 helikopterë dhe 2 avionë.
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së hënës një zonë të banuar në fshatin Orenjë, në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd, duke vënë në rrezik të paktën një banesë private dhe godinën e Shkollës së Mesme të Bashkuar të zonës.