Opozita vazhdoi të hënën të kërkojë largimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Kërkesat lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt. Po atë ditë, komisioni hetimor parlamentar për këtë rast mbajti mbledhjen e parë.
Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar institucioneve për mbrojtje.
Islam Haxhiu/RTK Në shenjë proteste kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre, organizatat joqeveritare të Gjakovës protestuan sot para Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në këtë qytet. Ideal Zhavel, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, tha se qëllimi i ...