Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi sqarojnë se nuk shkurtohet e drejta për pushim mjekësor, as kohëzgjatja e tij kur ekziston nevojë mjekësore, përcjell TV21.
Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Bordi drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH) miratoi sot ndryshimet me të cilat pushimi mjekësor i lëshuar nga mjeku amë, në vend të 7 ditëve si deri më tani, do të zgjasë 5 ditë.