Dy persona kanë raportuar në Polici se janë kërcënuar me armë dhe sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar në Han të Elezit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 19:00, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.
Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy qytetarë janë kanosur me armë zjarri në një incident të ndodhur të shtunën në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit. Sipas policisë, dy ankues kanë raportuar se, derisa ndodheshin në zonën malore, janë takuar me katër persona.