Stamboll Turqia ka dëmuar “me termat më të ashpër” një bastisje në Xhaminë Al-Aksa, të kryer nga një ministër izraelit, i shoqëruar nga një grup ekstremistësh dhe nën mbrojtjen e forcave izraelite të sigurisë, transmeton Anadolu.
Tensione të reja në Jerusalem. Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, hyri së bashku me qindra besimtarë hebrenj në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, duke sfiduar status quo-në shumëvjeçare të një prej vendeve më të ndjeshme fetare në botë.