Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Dita e djeshme ka qenë më e vështira në sezonin e sivjetshëm të zjarreve, sa i përket rrezikimit të drejtpërdrejtë të vendbanimeve, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, publikoi një video të zjarrit të madh pranë fshatit Llozhan, Manastir. Ai tha se zjarri arriti në shtëpi, por falë zjarrfikësve dhe popullsisë lokale, u parandalua një katastrofë e madhe.
Zjarri në pyllin mbi fshatin Gaber është përhapur në terren malor dhe të paarritshëm. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, situata pranë vendbanimeve është nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqet rrezik për banorët.
Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret. Deri në orën 17:00 të së mërkurës, 12 gusht, në territorin e vendit ishin regjistruar 21 zjarre aktive, numri më i madh i evidentuar brenda një dite gjatë kësaj vere.