Rreth gjysma e aktgjykimeve të shkallës së parë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar të monitoruara në Maqedoninë e Veriut rrëzohen dhe procedurat gjyqësore të shkallës së parë zgjasin mesatarisht rreth dy vjet.
Shkup, 24 tetor Zhurnal.mk – Më shumë se gjysma e gjykatave në Maqedoninë e Veriut kanë qenë joefikase gjatë vitit 2025, ndërsa sistemi gjyqësor përballet me mungesë serioze të kuadrit dhe mjete të kufizuara financiare.