Kampionati Botëror ka nisur me ritëm të lartë dhe po dhuron emocione të forta për tifozët e futbollit në mbarë botën. Ndeshjet e para kanë prodhuar gola, përmbysje rezultatesh dhe surpriza, duke e kthyer turneun në një spektakël të vërtetë sportiv.
Kampionati botëror ka nisur me dinamika të reja, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për lojën në fushë, por edhe për rregulloret strikte që po aplikohen. Ndryshe nga kompeticionet e kaluara, faza e grupeve nuk ka sjellë një "grup ferri" tipik.
Botërori dhuroi emocionet e para, teksa Meksika mundi Afrikën e Jugut, ndërsa Koreja e Jugut triumfoi ndaj Çekisë. Teksa jemi në pritje që ekipet pretendente të zbresin në fushë, shumë gjëra mbeten për t’u parë në fazën e grupeve.
Gazetari i Neës 24, Igli Çutra tha në “Botërori Amerikan” se ky Botëror nuk do jetë i emrave të mëdhenj, por do ia dalë, skuadra që do luajë si grup. Për të, ky nuk do jetë Botërori, as i Messit, as i Ronaldos.