Debatet politike kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku diskutimi për projektbuxhetin dhe paketën fiskale është shoqëruar me përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, dhe kryetarit të komisionit, Ulsi Manja.
Debati për veprimtarinë e SPAK-ut dhe situatën politike në vend u zhvendos në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi akuzoi organin e akuzës se po tregohet pasiv përballë sjelljes së Policisë së Shtetit gjatë protestave.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theksoi se SPAK nuk ka reaguar për sjelljen e policisë ndaj protestuesve. “Unë prisja nga prokuroria kishte filluar hetimin e të gjithë zinxhirit ...