Drejtuesi i Departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike, Genti Çela, ka folur në një intervistë për “Ora News” mbi protestën që po vijon prej disa javësh në vend, duke e cilësuar atë si një lëvizje qytetare të gjerë dhe jo thjesht partiake.
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj, kur mbledh njerëz përtej rreshtimeve tradicionale dhe kur refuzon të bëhet pronë e një partie, ajo kthehet në diçka tjetër: në një test për të gjithë.
Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, komentoi në një intervistë për “Ora News” protestat qytetare dhe kërkesat e tyre, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë politik mund të vijë vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe me kushte të barabarta për të gjithë.
Ndërsa protestat kundër qeverisë shqiptare kanë hyrë në muajin e dytë dhe mijëra qytetarë vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku ka sulmuar organizatorët dhe një pjesë të ...