Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Situata”, duke zbardhur rrethanat e një konflikti mes disa personave që ndodhi rreth mesnatës së 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Një sherr me sende të forta u shënua në një lokal të Divjakës, ku pas njoftimit në sallën operative, policia ndërhyri duke arrestuar 6 persona. Fillimisht policia i gjeti të dëmtuar me sende të forta në lokal, 22-vjeçarin Orgito Lamka dhe 51-vjeçarin Shahin Xhepexhiu .
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në Kurbin, ndërsa policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Ngjarja u denoncua nga 38-vjeçari P. L., i cili deklaroi se mesditën e djeshme, teksa lëvizte me automjet në ...