Alarm te Real Madridi për Ibrahima Konaté. Mbrojtësi francez është dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Francës dhe do të rikthehet në Madrid për të vijuar rikuperimin. Federata Franceze e Futbollit konfirmoi se Konaté ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë.
Ibrahima Konate ka lënë grumbullimin e Francës për shkak të një ndrydhjeje të lehtë në gjurin e djathtë dhe është rikthyer te klubi i tij. Në vend të tij është grumbulluar Leny Yoro, i cili merr për herë të parë ftesën me kombëtaren A.