Kur zgjidhjen se gjen vetë, si opsion e ka përdorimin e telefonit. Përmes aplikacioneve të inteligjencës artificiale, ky i mitur lehtësisht ia gjen zgjidhjen detyrës. Si ky, po veprojnë edhe 93.4 për qind e nxënësve në Kosovë.
Kurrikula Bërthamë e Arsimit në Kosovë vazhdon të mbetet e pandryshuar, pavarësisht transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në kontekstin shoqëror e teknologjik përgjatë 10 vjetëve të fundit.
Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të inteligjencës artificiale nga nxënësit kosovarë në shkolla fillore. Rezultatet tregojnë se 93.4 për qind e nxënësve përdorin ...