Kolumbiani do të vishet bardhezi për rreth 20 milionë brenda fundjavës. Vendimtar ishte vullneti i lojtarit. Arrihet marrëveshja, edhe pse ende jo zyrtare. Jhon Lucumi do të jetë futbollist i Juventusit shumë shpejt, pasi kolumbiani do vetëm bardhezinjtë.
Juventusi ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Jhon Lucumì nga Bologna. Mbrojtësi kolumbian, prej kohësh objektivi kryesor i trajnerit Luciano Spalletti për repartin defensiv, pritet të mbërrijë në Torino mes së dielës dhe së hënës.
“Tuttosport” raportoi javën e kaluar se Jhon Lucumi kishte arritur marrëveshje personale me Juventusin, ndërsa tani duket se bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë Bolognas 20 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin kolumbian.
Juventusi vazhdon të jetë në garë për Jhon Lucumin, por marrëveshja me Bologna-n ende nuk është arritur. Klubi bardhezi prej javësh po përpiqet të afrojë mbrojtësin kolumbian në Torino, megjithatë negociatat kanë ngecur për shkak të diferencës në vlerësimin financiar të lojtarit.
Juventusi ka arritur marrëveshje me një nga yjet e Serie A-së të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për kolumbianin Jhon Lucumi të Bolognas, i cili shihet si një përforcim i madh në mbrojtje të “Zonjës së Vjetër”. Lucumí dëshiron vetëm Juventusin, siç është raportuar gjithmonë; ...