Disa të rinj protestues janë shoqëruar nga Policia në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët po zhvillonin tubimin e tyre. Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë po protestonin paqësisht kur efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej tyre.
Tensionohet situata gjatë protestës së studentëve këtë të martë në afërsi të Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit. Disa prej të rinjve që po merrnin pjesë në tubimin paqësor janë shoqëruar nga efektivët e Policisë.
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë protestës. Sipas raportimeve, deri më tani policia nuk ka arritur të identifikojë se ku ...
Pavarësisht shpërndarjes së protestuesve, masat e sigurisë në kryeqytet vijojnë të mbeten të shtuara. Një makinë ujëhedhëse, e shoqëruar nga një kordon efektivësh policie, vijon të qëndrojë në kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë.
Një arrestim me forcë është kryer nga efektivët e policisë ndaj një protestuesi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Raportohet se protestuesi u shoqërua me forcë nga efektivët, ndërsa ai kundërshtonte arrestimin me forcë.
Edhe pse protesta është shpërndarë prej rreth 1 orë, masat e shtuara të sigurisë vijojnë të jenë prezente në kryeqytet. Në kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë qëndron ende një automjet ujëhedhës, i shoqëruar nga efektivë të shumtë policie.