Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë të premten se morën një raport për një incident detar që përfshinte një anije tregtare dhe forca ushtarake pranë Omanit, duke shënuar incidentin e tretë të tillë në rajon brenda një dite.
Alarm në një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë. Persona të armatosur, që dyshohet se janë piratë somalezë, kanë hipur në një cisternë kimike në Gjirin e Adenit, pranë brigjeve të Jemenit, dhe kanë marrë kontrollin e saj.