Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 34-t para kryeministrisë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se zëri i protestuesve shqiptarë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur edhe një reagim të senatorit amerikan Jon Ossoff.
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur një fjalim gjatë protestës, ku ka deklaruar se tubimi përfaqëson, sipas tij, “shpirtin e pamposhtur të shqiptarëve” dhe një revoltë që po shndërrohet në shpresë. Sipas tij, pjesëmarrja në shesh tregon se qytetarët nuk mund të heshten.