Një gjykatë penale në Damask ka dënuar ish-presidentin sirian Bashar al-Assad me vdekje në mungesë, për vrasje me paramendim, torturë, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit. Kështu raporton agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë SANA.
Një gjykatë siriane dënoi në mungesë me vdekje presidentin e rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, së bashku me vëllain e tij më të vogël, Maher al-Assad, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit 14-vjeçar në Siri, i cili la rreth gjysmë milioni njerëz të vdekur.
BILD Ish-udhëheqësi i Sirisë, Bashar al-Assad, është dënuar me vdekje në mungesë për krime lufte. Në procesin gjyqësor të zhvilluar në Siri, përveç ish-diktatorit që qëndroi në pushtet për një kohë të gjatë, ishte i pandehur edhe Atef Najib.