Një konfuzion i vërtetë është shkaktuar sot nga udhëtimi i papritur i Doktorit në SHBA, për shkak të Cim Pekës. Ai kishte botuar një foto me Doktorin në aeroport, që i përket një udhëtimi në Gjermani, dhe degët e PD-së në SHBA kishin dhënë kushtrimin të prisnin Doktorin.
Muli vendosi sot të bëjë publike axhendën e takimeve të rëndësishme të Doktorit në SHBA. Për këtë, ai i kërkoi Lelos të përgatisë postera për çdo takim. Sipas renditjes që i dha Lelo, Muli vendosi ta bëjë publik gjithë kalendarin e takimeve. Takimi i parë.
Pas njoftimeve se Doktori do udhëtojë në një konventë republikanësh në Teksas, Muli i kërkoi Lelos të niste një fushatë të fshirjeve të gjithë postimeve kundër SHBA nga 2021 deri më 2025. – Më tha Doktori se kur hyn në SHBA të kërkojnë dhe telefonin dhe Facebook-un, – i tha Muli.