Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar një mesazh kërcënues në telefon nga një person i panjohur. Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 24 gusht në Mitrovicën e Veriut, ndërsa mesazhi është pranuar përmes SMS-it.
Një rast serioz i kanosjes është denoncuar në Mitrovicën e Veriut, ku një grua ka pranuar në telefonin e saj një mesazh me përmbajtje kërcënuese dhe nacionaliste, në të cilin paralajmërohet madje luftë dhe vrasja e shqiptarëve të Kosovës, raporton Sinjali.