Rama: Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me çfarë është arritur sot, sepse nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, do të bjerë në një tjetër hendek, në hendekun që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv.
Kryeministri Edi Rama ka folur për investimin në Zvërnec, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët. Sipas Ramës, patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat e vendit. Rama deklaroi se investime si në Zvërnec, rrisin ekonominë.

“Ky është një problem i të gjitha vendeve të Mesdheut, ku vendet janë rritur dhe pretendimet janë rritur. Por, ne do të vazhdojmë që të bëjmë çmos që investimet të shtohen, sepse duam që ta rrisim ekonominë tonë.