Një rast i pazakontë është raportuar në Leposaviq, ku një person kishte deklaruar se i ishte vjedhur vetura, ndërsa disa ditë më vonë kishte kuptuar se kush dyshohej se ia kishte marrë atë, por nuk e kishte njoftuar policinë.
Një person në Leposaviq po hetohet për “Lajmërim apo kallëzim të rremë”, pasi kishte raportuar veturën si të vjedhur, ndërsa një dëshmitar i intervistuar për rastin ka deklaruar se ai e kishte blerë të njëjtin automjet.