Nga Julia Vrapi Muzika, performancat artistike dhe shfaqje baleti u bënë pjesë e jetës kulturore të Korçës përmes edicionit të nëntë të “MIK Festival”, i cili solli në qytet një seri mbrëmjesh artistike me pjesëmarrje të artistëve shqiptarë dhe të huaj.
4 ditë festë e “Mik Festival” u mbyllën në Korçë. Ky ishte edicioni i 9 i këtij aktiviteti që bëri bashkë artistë nga vende të ndryshme. Mbrëmja përmbyllëse solli për artdashësit muzikën që e ka shoqëruar qytetin e Korçës.
Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e Yjeve te Baletit balerinë të njohur shqiptarë, pjesë e trupave europiane, balerinë të huaj e shqiptarë të Operas dhe Baletit.