Tashmë që dimri po troket në zonat rurale të qarkut të Kukësit, banorët e këtyre zonave, përveç të tjerave, duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesën e rrugëve. Të tillë janë edhe banorët e Orgjocit, në njësinë administrative Zapod, në qarkun e Kukësit.
Mungesa e ujit dhe infrastruktura po kthehet në problem serioz për banorët e fshatit Fushë Buall në Elbasan. Ata thonë se shteti i ka harruar, ndërsa tregojnë se një ndër shqetësimet kryesore mbetet mungesa e shërbimit shëndetësor.