Bashkimi Evropian po punon në disa drejtime për ta kufizuar numrin e shtetasve rusë që mund të hyjnë në bllok, përfshirë edhe mundësinë ekstreme të ndalimit të plotë të të gjitha udhëtimeve joesenciale në zonën Shengen.
Ministrja e Jashtme e Finlandës bëri thirrje të hënën që shtetet anëtare të BE-së të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për shtetasit e fqinjit të saj më të madh, Rusisë, deri në përfundimin e luftës së Moskës në Ukrainë.