Drita po kalon momentet më të mira në kampionat dhe tashmë ka në shënjestër edhe Prishtinën, duel i cili fillon nesër nga ora 13:00. Skuadra gjilanase po shkëlqen në Superligën e Kosovës, duke regjistruar katër fitore radhazi, shkruan IndeksOnline.
Prishtina është rikthyer te fitorja pas humbjes nga Drita në xhiron e kaluar, duke e mposhtur Llapin me rezultat 1:0, të shtunën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të xhiros së 12-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.