Ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Besëlidhjes ka pësuar ndryshime në program. Sfida e cila ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej ditën e shtunë në Lezhë nuk do të luhet më në këtë qytet dhe as në datën e parashikuar.
Partizani ndodhet në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë të kuqtë kanë zgjedhur të zhvillojnë fazën përgatitore në Shqipëri, duke e ndarë atë mes “Shtëpisë së Futbollit”, selia e FSHF-së në ...