Një total prej 9.96 milionë njerëz në Evropë dhe në mbarë botën kanë marrë pjesë në sondazhin publik të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për përcaktimin e dizajnit të kartëmonedhave të ardhshme euro.
Afro 10 milionë njerëz shprehën mendimin e tyre për kartëmonedhat e reja euro, pas ftesës së Bankës Qendrore Evropiane për pjesëmarrje në këtë proces. Kryetarja e BQE-së, Christine Lagarde falënderoi pjesëmarrësit pas mbylljes së afatit.