Hagë, 23 shtator Zhurnal.mk – Vendimi i Gjykatës Speciale të Hagës për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka nxitur reagime dhe pikëpyetje të forta mbi drejtësinë e këtij procesi.
Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, ka deklaruar se Kosova nuk do të duhej të themelonte Gjykatën Speciale. Duke komentuar dënimin prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së, për Euronews Albania, ai ka thënë se Specialja nuk i ka shqyrtuar si duhet provat.
Në një intervistë me gazetarin e Euronews, Xhemajl Rexha, avokati britanik Toby Cadman ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Cadman, i cili ka përfaqësuar më herët Nasim Haradinajn dhe njeh mënyrën e funksionimit të ...