Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka nënshkruar vendimin për formimin e Këshillit të ish-Kryetarëve të Kuvendit, një organ që, sipas tij, krijohet për herë të parë në historinë e Kuvendit me qëllim ruajtjen e kujtesës dhe vazhdimësisë institucionale.
Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot do të takohet me ish-kryetarët e institucionit ligjvënës. Ish-kryetarët e Kuvendit do ta vizitojnë institucionin, ndërsa takimi do të zhvillohet në ora *13:00*, në Sallën e Ohrit.