Nëse Amerika nuk korrigjon sjelljen e saj, Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet. Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare nuk do të tërhiqet kurrë, as në luftë dhe as në negociata, deklaroi sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohammad Baqer Zolqadr.
Rrugët detare iraniane dhe omane përmes Ngushticës së Hormuzit do të mbeten në përdorim përkohësisht sipas një marrëveshjeje të re midis dy vendeve, përpara se të zëvendësohen nga një rrugë qendrore. Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars e Iranit, duke cituar një ...
Presidenti i Iranit ka shprehur shpresën se bisedimet me Omanin mund t’i japin fund gjendjes së tensionuar të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, të përshkruar nga Teherani si një situatë “as luftë, as paqe”.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë “njëfarë përparimi” në bisedimet me Iranin, deklaroi në një intervistë për Fox News zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, transmeton Euro News Albania . Vance tha se pala iraniane dëshiron që situata të përfundojë, por sipas tij, ende mbetet e ...
Omani e dënoi sulmin e fundit ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit – që dyshohet se është kryer nga Irani – teksa tha se bisedimet me Teheranin për arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë të re përmes kësaj ngushtice janë “pozitive” dhe “konstruktive”.