Fehim Sali ka dalë sot më 14.08.2026 para Gjykatës Themelore në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale ndaj të dyshuarit ku përshkruhen veprimet e të pandehurit.
Visar Shatrolli /RTK Rrjetet e dyshuara të spiunazhit po përballen me goditje të njëpasnjëshme në Kosovë. Autoritetet e inteligjencës, sigurisë dhe të drejtësisë po vazhdojnë arrestimet e personave të dyshuar për bashkëpunim me struktura të inteligjencës serbe, përfshirë BIA-n.
Në një aksion blic të zhvilluar në pikën kufitare në Merdare, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar personin me inicialet F.S., i cili dyshohet drejtpërdrejt për veprën penale “Spiunazh”.