Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, inspektuan nga afër situatën e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”.
Shëngjin, 4 korrik Zhurnal.mk – Pas zjarrit të përmasave të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në lagjen Sakë, në malin e Shëngjinit, situata këtë mëngjes paraqitet dukshëm më e qetë dhe po shkon drejt normalizimit.
Një vatër zjarri që pëfshiu pak orë më parë një sipërfaqe me bar dhe shkurre në Pllanë të Lezhës është neutralizuar nga zjarrfikësit. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në një shtyllë elektrike. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në banesa dhe njerëz.
Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, ka folur në lidhje me zjarrin që ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke bërë të ditur se situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer ku po zhvillohet operacioni.
Vijon me shpejtësi përhapja e flakëve në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake. 5 zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Ka pasur një shpërthim pranë vatrës së zjarrit. Dyshohet se një copë guri plagosi pasagjerin e një makine që shkonte në drejtim ...