TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

​Aksion në kryeqytet, largohet një ndërtim pa leje në lagjen Dardania

Botasot - пред: 3 часа

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është rrëzuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se ky veprim është pjesë e angazhimeve për mbrojtjen e rendit urban dhe interesit publik në kryeqytet.

Mbindërtimi pa leje rrënohet në Dardani, Rama: Ligji vlen për të gjithë

IndeksOnline - пред: 6 часа

Një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania të Prishtinës është rrënuar. Me këtë rast, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Rama njoftoi për aksionin e rrënimit, duke e cilësuar atë si pjesë të përkushtimit të ...

Rama për shtëpinë në rrugën A: E ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Zhurnal - 23.07.2026

Kryetari i Prishtinës është deklaruar për shtëpinë në rrugën A e cila është shembur gjatë punimeve në këtë rrugë. Ai ka thënë se kjo shtëpi është e ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale. Rama ka thënë se evakuimi i banorëve që kanë banuar në këto objekte është bërë para 2 ...

Prishtina rrënon një shtëpie në “Rrugën A”, fqinji kundërshton ndërhyrjen

Botasot - 23.07.2026

Komuna e Prishtinës ka nisur të enjten rrënimin e një shtëpie në zonën e njohur si “Rruga A”, objekt që sipas autoriteteve komunale paraqiste rrezik për shembje. Ekipet komunale dolën në terren me makineri për zbatimin e vendimit, ndërsa në vendngjarje ishin të pranishme edhe ...

Banorët e “Rrugës A” në Prishtinë: Komuna nuk na konsultoi para rrënimit të shtëpisë, toka nuk është pronë komunale

IndeksOnline - 23.07.2026

Banorët e zonës ku është rrënuar një shtëpi në rrugën “A” në Prishtinë, kanë thënë se nuk janë konsultuar nga Komuna e Prishtinës lidhur me vendimin për rrënimin e objektit, ndërsa kanë kundërshtuar pretendimin se toka është pronë komunale.

Komuna e Prishtinës nis rrënimin e shtëpisë në “Rrugën A”

Almakos - 23.07.2026

Komuna e Prishtinës ka nisur sot rrënimin e shtëpisë në zonën e “Rrugës A”, objekt ky që për vite të tëra ka mbetur në të njëjtën gjendje, ndërsa kohëve të fundit kishte nisur të paraqiste shenja dëmtimi dhe rreziku për shembje, raporton Telegrafi.

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

IndeksOnline - 23.07.2026

Shtëpia e familjes Maxhuni në Rrugën A, e cila dyshohet se ishte ndërtuar në pronë komunale, tashmë është rrënuar. Rrënimin e ka kryer Inspektorati Komunal të enjten. Në vendin e ngjarjes, në lagjen Veternik, vëllai i pronarit të shtëpisë është ndaluar nga Policia e Kosovës, ...

Nis rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, për të cilën Rama tha se u ndërtua pa leje dhe në pronë të komunës

RTV21 - 23.07.2026

Ka nisur sot rrënimi i shtëpisë në Rrugën A në Prishtinë, e cila ishte në prag të shembjes për shkak të rrëshqitjes së dheut. Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dje kishte dalë me një sqarim duke thënë se shtëpia ishte ndërtuar në tokë të komunës.

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

IndeksOnline - 23.07.2026

Ka filluar sot rrënimi i shtëpisë te rruga “A”, që rrezikonte të shembej. Rrënimi i kësaj shtëpie ishte planifikuar të kryhej të martën, por kjo nuk u arrit pasi pronari i kësaj shtëpie Faruk Maxhuni nuk u largua nga shtëpia e tij.

Nis rrënimi i shtëpisë së shembur në rrugën ‘A’ në Prishtinë

RTK - 23.07.2026

Medina Pasoma / RTKlive Ka nisur rrënimi i shtëpisë që kishte nisur të shembej në rrugën “A” në Prishtinë. Pronari i kësaj shtëpie kishte rezistuar të martën duke qëndruar brenda shtëpisë, në mënyrë që të ndalte rrënimin nga autoritetet.

Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë

Koha.net - 23.07.2026

Është rrënuar të enjten shtëpia në “Rrugën A” në Prishtinë, e cila, sipas autoriteteve, paraqiste rrezik të lartë shembjeje. E familja që banonte aty ka thënë se prej këtij momenti do t'ia lënë drejtësisë të vendosë.

Nis rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej nga punimet në “Rrugën A”

Botasot - 23.07.2026

Komuna e Prishtinës ka nisur rrënimin e shtëpisë në afërsi të Rrugës A, e cila ishte shembur si pasojë e punimeve në këtë segment. Ky rast, së fundmi ka nxitur reagime të shumta, pasi pronari ka refuzuar ta lirojë shtëpinë, por që komuna e udhëhequr nga Përparim Rama insistonte ...

Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Koha.net - 22.07.2026

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama në një postim në Facebook ka thënë se shtëpia në rrugën "Kalaja e Prizrenit" në Prishtinë, shumë afër Rrugës A që po ndërtohet, është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale.

Rama sqaron rastin e shtëpisë në “Rrugën A”: Objekti pa leje, në pronë komunale dhe zonë me rrezik

IndeksOnline - 22.07.2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një sqarim publik lidhur me rastin e shtëpisë në “Rrugën A”, duke theksuar se objekti në fjalë është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale. Sipas Ramës, familjet që banonin në këto objekte janë evakuuar që para dy vitesh ...

Rama: Shtëpia në "Rrugën A" është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Botasot - 22.07.2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me çështjen e shtëpisë në Rrugën A, duke sqaruar se ajo është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale. Rama ka bërë të ditur se familjet që kanë banuar në këtë shtëpi janë evakuuar para dy vitesh, për shkak të ...

Reagon Përparim Rama, shtëpia që ‘lëvizi’ në Rrugën A “është ndërtuar pa leje në pronën komunale”

LajmPress - 22.07.2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me situatën në Rrugën A, duke sqaruar se shtëpia e cila kishte filluar tw shembej gjatë punimeve ditëve të fundit, sipas tij është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.

Rama për shtëpinë te Rruga A: U ndërtua pa leje në pronë komunale

RTK - 22.07.2026

Medina Pasoma / RTKlive Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për shtëpinë në “Rrugën A”, një pjesë e së cilës është shembur. Ai ka thënë se ajo është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale.