Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci ka thënë se ecuria dhe zhvillimi i këtij sporti në Kosovë po përballen me sfida që nuk janë të pakta, e të cilat, në radhë të parë, kanë të bëjnë me mungesën e financave.
Një takim për mbamendje mes Edin Kolgecit, Ismet Krasniqit e Besim Alitit. Një shtrëngim duarsh dhe një foto krah për krah, jep sinjalet se miqësia sportive është miqësi sportive dhe bashkëpunimi pritet të jetë edhe më i madh në të ardhmen.