Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit rikthen përplasjet politike në Milano. Në qendër të debatit janë 40 milionë euro të parashikuara për zhvillimin e lagjes San Siro, të cilat, sipas opozitës, rrezikojnë të përdoren për infrastrukturën e impiantit të ri.
I ftuar në një event të fundit në Milano, presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për rëndësinë e takimit të sotëm në Champions League ndaj Club Brugge, si dhe për stadiumin e ri, projekti i të cilit pritet të prezantohet shumë shpejt zyrtarisht nga studio fituese.