Shkup, 24 gusht Zhurnal.mk – Maqedonia vazhdon të ketë pagën minimale më të ulët në rajon, me rreth 424 euro në muaj. Ndërsa vendet fqinje rrisin pagën minimale, sindikata paralajmëron se pagat e ulëta po përshpejtojnë largimin e punëtorëve.
Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave zbulojnë një realitet të hidhur ku paga mesatare neto në Maqedoni në qershor ka rënë në 48.381 denarë, duke humbur 1.163 denarë krahasuar me majin.