Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, si dhe kanë konfiskuar armë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij disa orë pas incidentit që shkaktoi zemërim në vend të premten.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë pak minuta pas rastit tragjik. Të premten në ora 14:25 policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri ...
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me një komunikatë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në Gjilan dhe për plagosjen e një personi tjetër. Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 9 tetor, rreth orës 14:30, në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit.
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në fshatin Livoç të Ulët, në Gjilan, ku mbetën të vrara Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci. Për ngjarjen dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafije Bogujevcit, i cili pas krimit është vetëdorëzuar në polici.