Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët kanë rikthyer shpirtin qytetar dhe demokratik, ndërsa akuzoi qeverinë Rama se ka tradhtuar premtimin për të qenë në shërbim të qytetarëve. Ai deklaroi se kryeministri nuk është bërë “kryeshërbëtori” i ...
‘Nuk po sakrifikojmë vetëm për të rrëzuar një qeveri, por për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë’. Kështu u shpreh një qytetare gjatë protestës së 55-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Një qytetar nga protesta e 55-të kundër qeverisë i ka drejtuar një mesazh ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, duke e akuzuar se Policia e Shtetit duhet të fokusohet te zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe jo te dhuna ndaj protestuesve.
Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët nuk kanë dalë në shesh për të kërkuar mëshirë, por për të kërkuar drejtësi dhe liri, duke akuzuar qeverinë dhe Ministrin e Brendshëm për dështim në zbardhjen e krimeve të rënda.
Shumë nga protestuesit që sot u shoqëruan në komisariat pas përplasjes me policinë para Parlamentit, pas lirimit iu bashkuan sërish protestës në sheshin para Kryeministrisë. Një prej tyre, në fjalën e mbajtur para qytetarëve, në ditën e 54-t të revoltës qytetare u shpreh se ...