Këngëtarja e njohur kosovare Kida ka kurorëzuar mbrëmë dashurinë me martesë me Ajbin në Romë. Por festa e dasmës duket se ka nisur javë më parë në familjen e Ajbit, shkruan Indeksonline. Në pamjet e publikuara në Instagram shihet se me 12 gusht kanë organizuar një para-dasmë ...
Jonida Maliqi dhe Alessio Alia kanë bërë një tjetër paraqitje të përbashkët, këtë herë në një prej ngjarjeve më të komentuara të mbrëmjes. Dyshja ndodhet sonte në Romë, ku po mbahet dasma e Kidës dhe Ajbit, mes një numri të madh emrash të njohur të estradës shqiptare.
Pas ceremonisë së kurorëzimit, ku këngëtarja e njohur Kida u drejtua drejt altarit e shoqëruar nga prindërit e saj, ajo dhe Ajbi përjetuan një tjetër moment të veçantë: vallëzimin e tyre të parë si çift i martuar.
Këngëtarja Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, i ka dhënë fund beqarisë. Më 1 shtator, ajo dhe partneri i saj, Ajbi, kurorëzuan martesën në Romë, në një ceremoni ku ishin të pranishëm familjarë, miq dhe emra të njohur të muzikës shqiptare.