Marc Guiu është futbollisti më i ri i RB Leipzig. Sulmuesi 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Chelsea, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën gjermane. Me klubin e ri, spanjolli ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
RB Leipzigu ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll, Marc Guiu. Sulmuesi 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2031. Guiu, i zhvilluar në akademinë e Barcelonës, iu bashkua Chelseat në vitin 2024 për 6 milionë euro.